428 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 428 raste aktive me COVID-19. Vetëm në Komunën e Prishtinës janë 101 raste aktive me koronavirus, duke bërë kështu që të jetë komuna me më së shumti raste.
Në të dhënat e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëri të ditur për 16 raste të reja me koronavirus.
Ndërkohë që për parandalimin e përhapjes së virusit u bë thirrje që të bëhet vaksinimi antiCOVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës, ndërsa 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19./21Media

Back to top button