428 raste aktive me COVID-19
Në Kosovë janë 428 raste aktive me COVID-19.
Numrin më të madh të rasteve aktive e ka Prishtina, me mbi 100, pasuar nga Prizreni dhe Ferizaj me nga mbi 40 raste, Klina, Peja dhe Kamenica nga mbi 30 raste, e të tjera.
Dje janë konfirmuar 22 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 95 testime të kryera. Ndërsa janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 157 mijë e 276 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Një qytetar nga Obiliqi ka humbur dje betejën me virusin, duke e çuar në 2 mijë e 976 numrin e viktimave./21Media