Lëndohet duke shuar zjarrin në orën e rrymës
Një person është lënduar duke shuar zjarrin në orën e rrymës në shtëpinë e tij.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lismir të Fushë Kosovës, më datë 27.10.2021 rreth orës 04:46.
Tutje, Policia ka bërë të ditur se viktima duke u përpjekur që të shuaj zjarrin është rrëzuar dhe pranuar tretman mjekësor nga ekipi i ndihmës së shpejtë.
Lidhur me rastin është njoftuar ekipi i KEDS-it të cilët kanë ndalë rrymën./21Media