440 operacione për 3 muaj në Klinikën e Kirurgjisë Plastike

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 440 operacione janë kryer në tremujorin e parë të vitit 2022, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike- Rekunstruktive dhe Estetike.
Kirurgët plastik kanë kryer 1 mijë e 889 vizita ambulantore, kurse në sallën e Klinikës Emergjente janë kryer 164 intervenime kirurgjike dhe 485 konsultime-vizita emergjente.
Gjatë këtij tremujori, kirurgët plastik kanë bërë rekonstruksionin e gjirit tek 6 gra të cilat ishin ballafaquar me kancerin e gjirit.
Në Klinikën e Kirurgjisë plastike për tre muaj janë ofruar edhe 2 mijë e 883 shërbime të tjera mjekësore nga mjekët dhe infermierët e klinikës./21Media

Back to top button