445 raste aktive me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 445 raste aktive me COVID-19.
Komuna me numrin më të madh të rasteve aktive është Prishtina, me 104, më pas Ferizaj me 39, Prizreni me 29, Kamenica 27, Gjilani 25, Klina 24, Peja 23 e të tjera.
Dje nga 1 mijë e 893 testime të kryera, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
Ndërsa një qytetar nga Skenderaj, i moshës mbi 80 vjeç, e ka humbur betejën me virusin./21Media