45 vjeçarja me mbi 800 tatuazhe, bën një të ri të paktën tri herë në javë

Melissa Sloan, 45 vjeç pranon rregullisht kritika për pamjen e saj.
Ajo ka mbi 800 tatuazhe në gjithë trupin.
Sloan ka thënë se nuk ndihet më rehat të shkojë e ta shikojë lojën e shtatë fëmijëve të saj.
“E varura nga tatuazhet” – rrëfen ajo, t’i kenë thënë të tjerët. Madje, ajo ka thënë se shpesh herë s’ka qenë fare e ftuar në festa e plane të tjera Krishtlindjesh, për shkak të tatuazheve.
“Më thanë një herë të shkoja në kopshtin e pasmë dhe të shikoja nga dritarja e klasës. Mësuesit më thanë ta bëja këtë, prandaj nuk shkoj në lojën e shkollës”, ka thënë ajo.
Melissa ka thënë se ajo bën një tatuazh të ri të paktën tri herë në javë.
Ajo bëri tatuazhin e parë në moshën 20 vjeçare, dhe që atëherë ka mbuluar pothuajse tërë fytyrën e trupin me ngjyra e simbole të ndryshme.
45 vjeçarja ka thënë se këtë e ka bërë për ta përballuar ndikimin e abuzimit të saj në fëmijëri.
Melissa ka rrëfyer se tatuazhet ia kanë bërë jetën sociale shumë më të vështirë.
“Dua të kënaqem dhe të shkoj për një pije, por nuk më lejojnë të hyj. Jam e mbuluar me tatuazhe, gjithsej kam 800. Unë bëj tatuazhe tre herë në javë. Madje, tatuazhet i bëj vet në shtëpi”, ka thënë ajo.
Sloan është zotuar se pavarësisht infeksioneve, nuk do të ndalojë së bëri tatuazhe të reja./21Media

Back to top button