Mbi 46 mijë persona në Kosovë vaksionohen kundër Covid-19

 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dje janë kryer 4229 vaksinime, derisa numri total i të vaksinuarve mbi moshen 65 vjeçare deri tani ka arritur në 46.097.

Sipas MSh-së, procesi i vaksinimit për personat mbi 65 vjeç po vazhdon përmes caktimit paraprak të termineve për qytetarët që janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion, dhe po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga në të gjithë vendin./21Media 

Back to top button