Kaloni te përmbajtja kryesore

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot, e mërkurë, mbi vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do të shtohen gradualisht.

Sipas parashikimit, në disa zona të vendit vranësirat mund të krijojnë kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e paraqitjes së breshërit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 29 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button