467 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Tre viktima dhe 467 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit me Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 168 raste të reja, 36 në Selenicë, 20 në Krujë, 18 në Lushnje, 17 në Durrës, 15 në Vlorë, 14 në Kamëz, 13 në Elbasan, Gramsh, 12 në Berat, 11 në Fier, 10 në Korçë, 9 në Kurbin, Himarë, 8 në Shkodër, Kukës, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, Kuçovë, 6 në Mat, Sarandë, 5 në Vorë, Mallakastër, 4 në Dibër, 3 në Tropojë, Shijak, Bulqizë, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Has, Përmet, Tepelenë, Dimal, Cërrik, Peqin.
Janë 8,951 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74, një qytetar nga Tirana 70 vjeç.
Janë shëruar 691 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,130 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button