47 policë të lënduar është bilanci i protestave të sotme para Kuvendit

Dyzet e shtatë policë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në përleshjet mes protestuesve dhe policisë kundër propozimit francez, konfirmon MPB-ja në Maqedoninë e Veriut.
Nga 47 të plagosurit e forcave policore, 11 janë të lënduar rëndë, dy prej tyre kanë plagë të mëdha, shton MPB.
Protestat e sotme kanë qenë vërtetë të dhunshme ku disa prej protestuesve kanë gjuajtur me gurë dhe pllaka që shkulnin nga trotuaret para Kuvendit dhe i gjuani drejt forcave policore duke shkaktuar një numër të madh të plagosurish nga ana e policisë. Nga ana tjetër policia ka arrestuar disa prej tyre./TV21

Back to top button