Radojçiq: Jam kthyer në Kosovë, s’ka kthim prapa

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka thënë se është kthyer në Kosovë. Në një video të publikuar në YouTube të martën ai ka thënë se “më s’ka kthim prapa”.
“Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni t’ju them, edhe të tjerëve, unë jam këtu. Jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, ka thënë Radojçiqi në video.
E publikuar nga “alo”, mediumi ka thënë se videoja vjen “pas kërcënimeve brutale të Kurtit”. Aty shkruhet se “videoja s’do të jetë e mirë për askënd në Prishtinë, por burim i shpresës për serbët”.
Radojçiq është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirje në krim të organizuar.

Back to top button