498 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID
Policia e Kosovës ka shqiptuar 498 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID, gjatë së hënës.
Ndërsa për shkelësit e rregullave në komunikacion, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 258 tiketa trafiku.
Të hënën janë regjistruar 20 aksidente trafiku me të lënduar dhe 51 aksidente me dëme materiale.
Policia gjatë kësaj dite arrestoi 12 persona./21Media