5 mesazhet e Lajçakut për Kosovën

 

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot pas takimit me ushtruesen në detyrë të presidentit, Vjosa Osmanin, rënditi mesazhet për Kosovën.

Ai përgëzoi Kosovën për zgjedhjet e lira, derisa përgëzoi edhe partitë politike që kanë pranuar ezultatin e zgjedhjeve. Lajçak po ashtu potencoi se BE dhe ShBA tani kanë marrëdhënie më të afërta për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha që BE është e gatshme të mbëshetesë Kosovën në prioritetet që ka Albin Kurti për hapjen e vendeve të reja të punës dhe luftimin e korrupsionit, tha se këto janë prioritete edhe të BE-së. Pas takimit me Kurtin dhe Osmanin, Lajçak tha se konkludon që dialogu do të vazhdojë. AI shtoi se dialogu është përgjegjësi e të gjitha partive politike në Kosovë, shkruan rtv21.tv

I dërguari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot u takua me ushtruesen në detyrë të presidentit, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin.

Ndërsa, dje, Miroslav Lajçak u takua me liderin e VV-së, Albin Kurtin. Takimi që zgjati më pak se një orë, u mbajt në selinë e Vetëvendosjes. Lajçak tha se kryetari i VV-së, Albin Kurti e di se Bashkimi Evropian dhe Bashkësia ndërkombëtare presin vazhdimin e dialogut dhe kjo nuk është gjë e re për të. Ndërsa, Kurti deklaroi se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë. Kreu i Vetëvendosjes tutje nuk dha datë se kur mund të rifillojë dialogu. Pas Kosovës, Lajçak do të qëndrojë për vizitë në Serbi më 3 dhe 4 mars, dhe në Mal të Zi më 4 dhe 5 mars./21Media

Back to top button