Osmani: Presim koordinim shumë të madh me BE-në dhe SHBA-të

 

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, sot pas takimit me të dërguarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh se lidhur me dialogunKosovë-Serbi  presin që të ketë koordinim shumë të madh me Bashkimin Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dje, i dërguari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u takua me liderin e VV-së, Albin Kurtin. Takimi që zgjati më pak se një orë, u mbajt në selinë e Vetëvendosjes. Lajçak tha se kryetari i VV-së, Albin Kurti e di se Bashkimi Evropian dhe Bashkësia ndërkombëtare presin vazhdimin e dialogut dhe kjo nuk është gjë e re për të. Ndërsa, Kurti deklaroi se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë. Kreu i Vetëvendosjes tutje nuk dha datë se kur mund të rifillojë dialogu. Pas Kosovës, Lajçak do të qëndrojë për vizitë në Serbi më 3 dhe 4 mars, dhe në Mal të Zi më 4 dhe 5 mars./21Media

Back to top button