5 mijë e 679 raste aktive me COVID-19

 

Që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 456  persona, kurse numri i rasteve aktive me Covid-19 është 5 mijë e 679.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Koosovës dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 6 persona, janë konfirmuar edhe 392 raste pozitive, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 222 pacientë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (83 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç), Vushtrri 1 rast (62 vjeç)”, ka informuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 58.088 raste nga 219.760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. /21Media

Back to top button