Që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë 1 mijë e 471 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur, kurse, numri i rasteve aktive me Covid-19 është 5 mijë e 879.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 persona, janë konfirmuar edhe 288 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 256 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 58.687 raste nga 223.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.471 raste të vdekjes.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 raste./21Media

256 TË SHËRUAR DHE 288 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, January 26, 2021