Edhe sot reshje bore

 

Edhe gjatë së mërkurës do të ketë reshje bore. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

“Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të ditës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ndërsa gjatë së enjtes parashihet të jetë mot me kthjellime të pjesshme.

“Dita e enjte parashihet të jetë me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë mbi 10m/s”, njofton IHMK.

Back to top button