5 pacientë në mjekim intensiv në Infektivë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 28 pacientë, prej tyre 19 të konfirmuar pozitiv.
Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive. Ai ka treguar se 18 pacientë janë në oksigjenoterapi.
Nga 28 pacientët që sot po trajtohen në këtë klinikë, 14 prej tyre janë të pavaksinuar dhe 14 të tjerë janë të vaksinuar kundër COVID-19. 8 pacientë janë të vaksinuar me nga dy doza Pfizer, 2 pacientë me nga një dozë Pfizer, 2 pacientë me nga dy doza AstraZeneca, 1 pacient me dy doza Moderna, si dhe një pacient me dy doza AstraZeneca dhe dozën e tretë Pfizer.
Vishaj tutje ka bërë të ditur se në mjekim intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 55 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 581 testime të kryera. Ndërsa betejën me virusin e ka humbur një grua nga Prishtina./21Media

Back to top button