5 profesionet më të mërzitshme në botë
Një nga vendimet më të rëndësishme në jetë është marrja e një diplome universitare me të cilën njerëzit ndihen vërtet rehat dhe të kënaqur; kjo përcakton një pjesë të rrjedhës së jetës suaj dhe një pjesë të suksesit tuaj. Sigurisht, ka disa punë që janë më emocionuese se të tjerat, si dhe disa që paguhen më mirë dhe kanë një shans më të madh për t’u ngritur me kalimin e kohës. Një punë e mërzitshme me të cilën njerëzit ndihen të pakënaqur mund të ndryshojë zhvillimin e marrëdhënieve të tyre shoqërore.
Sipas studimit të Universitetit të Essex-it profesionet më të mërzitshme në botë janë:
Analiza e të dhënave.
Kontabiliteti.
Taksat/sigurimet.
Pastrimi.
Shërbimet bankare.
Studiuesit zbuluan se ata që kryejnë këto profesione, në pjesën më të madhe, janë të shmangur nga shoqëria pasi ekzistojnë një sërë stereotipash për punën e tyre që i konsiderojnë këta njerëz si jo interesantë dhe kanë ide të paragjykuara./21Media