Gjenerali amerikan në Prishtinë, takohet me Kurtin e Mehajn

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka ardhur për vizitë në Kosovë. Clark është parë teksa futet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Clark po mban takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Lidhur me vizitën e Clark nuk ka pasur ndonjë njoftim paraprak.
Në Kryeministri, bashkë me ministrin Mehaj ka hyrë edhe ministi i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, por ai është larguar pas pak minutash, raporton T7.
Wesley Clark, që udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe 23 vjet më parë, është këshilltar i jashtëm i ministrit Armend Mehaj dhe kësisoj ndan eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike.

Back to top button