5 raste të falsifikimit të parave në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të falsifikimit të parave.
Të premtën, rreth orës 10:00, një vajzë – arktare në bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka vërejtur një monedhë prej 100 €, për të cilën dyshohet se është e falsifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në Graçanicë, e në lidhje me rastin, është intervistuar një burrë.
Një tjetër rast i regjistruar është në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku një vajzë – punëtore në market, ka informuar se ka pranuar një monedhë prej 100 euro, për të cilën dyshohet se është e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Një punëtore- zyrtare në bankë, ka informuar se nga një person i panjohur është deponuar një kartëmonedhë prej 100 euro, për të cilën dyshohet që është e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur në rr.Dëshmorët e Kombit – Prishtinë.
Një burrë – zyrtar në bankë, ka raportuar se nga një person i pa njohur është deponuar një kartëmonedhë prej 500 €, e cila dyshohet që është e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur në Gjilan, rr.Adem Jashari.
Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se ditë më parë janë deponuar 1400 € (14 x 100), për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.  
Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë, rr.Shemsi Ahmeti./21Media

Back to top button