5 raste të raportuara në polici për armëmbajtje pa leje, ndër ta dy të mitur

 

Katër në Prishtinë e një në Fushë Kosovë, duke filluar nga mëngjesi e deri pasdite, janë rastet e raportuara për armëmbajtje pa leje.

Ndër të dyshuarit janë edhe dy të mitur, ku njërit i është konfiskuar një shufër metali dhe tjetrit një fishekë i armës së zjarrit, ndërkohë që në lagjen “Veternik”, një burri i është sekuestruar një pistoletë me nëntë fishekë, që të tre rastet shkojnë në procedurë të rregullt, sipas vendimit të prokurorit.

Ndër të tjera, në rrugën “Naman Sheqiri”, një gruas i është konfiskuar një pistoletë me gaz, dy karikator dhe katër fishekë.

Po ashtu, rreth orës 18:15 është raportuar se një burrë është arrestuar pasi i njëjti kishte marr një armë zjarri nga shtëpia e tij dhe të njëjtën e kishte fshehur në një lokacion që nuk ka pranuar ta tregojë.

I njëjti me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button