5 raste të reja me Covid-19 në Malishevë, njëri prej tyre konfirmohet dy ditë pas varrimit

 

Në komunën e Malishevës sot janë regjistruar pesë persona të prekur me COVID-19, por njëri prej tyre dy ditë më parë ka vdekur dhe është varrosur.

Në raportin e sotëm konfirmohet një person i shëruar është nga Malisheva. Numri i rasteve aktive shkon në 44 raste, ndërsa i të shëruarve në 89.

Rastet e të prekurve me COVID-19 nga Komuna e Malishevës, vijnë sipas këtyre vendbanimeve: 1 rast në Bellanicë, 1 rast Carrallukë, 1 rast Panorc dhe 1 rast në Astrazup.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga 142 të prekur, 89 persona janë shëruar, 44 janë raste aktive dhe 9 persona kanë vdekur. /21Media

Back to top button