5 raste te reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 
Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.531 testime të realizuara, 5 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 86 pacientë të shëruar dhe 1 që ka ndërruar jetë.
Viktima raportohet pas 5 ditësh, që nuk ishte raportuar asnjë viktimë nga Covid-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.689 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.063 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.485 pacientë. Raste aktive në vend janë 141./TV21

Back to top button