5 shenjat që tregojnë se nuk po lëvizni sa duhet

Sot, ne shpesh planifikojmë të punojmë pak më gjatë në zyrat tona, nesër planifikojmë një maratonë Netflix, jemi shumë dembel për të bërë blerje ushqimore, ndaj porosisim ushqim online.

Me të gjitha këto pajisje moderne, ne bëhemi tepër dembelë. Nuk është për t’u habitur që trupi fillon të bëjë panik dhe të na tregoë se në fakt është koha për t’u kujdesur për veten.
Sytë e fryrë
5 shenja që tregojnë se nuk po lëvizni sa duhet
Një mënyrë jetese e ulur është një nga shkaqet kryesore të fryrjes së syve. Sytë e fryrë shfaqen për shkak të periudhave të gjata të qëndrimit në një pozicion horizontal. Pra, në fund të fundit, gjumi nuk është aq i padëmshëm. Yoga mendohet të jetë zgjidhja më e mirë, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv
Jeni kaps
5 shenja që tregojnë se nuk po lëvizni sa duhet
Ushtrimi është i rëndësishëm për lëvizjet e rregullta të zorrëve. Nëse e kaloni pjesën më të madhe të kohës ulur, duhet më shumë kohë që ushqimi të lëvizë nëpër zorrën e trashë. Rrjedhimisht, sasia e ujit që trupi juaj thith nga jashtëqitja është e kufizuar, gjë që sjell kapsllëk. Lëvizja e rregullt përmirëson efikasitetin e traktit tuaj tretës. Edhe një ushtrim i thjeshtë 5-minutësh disa herë në ditë mund të parandalojë kapsllëkun.
Harroni
5 shenja që tregojnë se nuk po lëvizni sa duhet

Një studim zbuloi se njerëzit që bëjnë një mënyrë jetese ulur tregojnë ndryshime strukturore në tru. Ushtrimi fizik është treguar se rrit kujtesën. Nuk është për t’u habitur që struktura e trurit tuaj rritet, derisa jeni më në formë.
Ju dhëmbin gjunjët
5 shenja që tregojnë se nuk po lëvizni sa duhet

Lëvizja është sekreti për lirimin e kyçeve të ngushta. Ushtrimi mund të lehtësojë simptomat e artritit dhe osteoartritit, veçanërisht ushtrimet aerobike. Pacientët me dhimbje kronike të gjurit këshillohen t’i nënshtrohen një programi ushtrimesh. Duke ushtruar rregullisht, muskujt forcohen dhe bëhen më fleksibël.
Keni dëshirë për sheqer
5 shenja që tregojnë se nuk po lëvizni sa duhet
Aktiviteti fizik lufton në mënyrë të përsosur dëshirat për sheqer. Ai rrit energjinë tuaj dhe çliron endorfinë, të cilat inkurajojnë lumturinë e përgjithshme. Hormonet e lumturisë, nga ana tjetër, ulin ndjeshëm dëshirat për sheqer. Lëvizja e mjaftueshme gjatë ditës e mban larg depresionin./21Media
Back to top button