Çifti fatlum fitoi 2 milionë dollarë

Një çift nga Karolina e Veriut ka fituar 2 milionë dollarë.
Jerry dhe Teresa Maples udhëtuan në 11 shtete dhe blenë bileta, derisa më pas janë njoftuar se njëra prej tyre iu qëlloi e saktë.
“Ende nuk më duket e vërtetë!”, u tha zonja zyrtarëve të Lotarisë së Virxhinias.
Numrat fitues ishin 21-22-39-44-60 dhe numri i Powerball ishte 12. Ata përdorën “Easy Pick” dhe lejuan kompjuterin të zgjidhte rastësisht numrat në biletën e tyre, transmeton rtv21.tv.
Nëse do të kishin përputhur të gjashtë numrat, do të kishin fituar një çmim të parë të vlerësuar në 545 milionë dollarë. Bileta e tyre ishte e vetmja në vend që përputhej me pesë numrat e parë.
Sipas zyrtarëve të lotarisë, shanset për të fituar çmimin prej 2 milionë dollarësh të Powerball janë 1 në 11 milionë e 688 mijë e 54./21Media

Back to top button