5 të vdekur dhe 285 raste të reja me koronavirus

 

Pesë persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 285 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.196 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 285 raste pozitive.

Sipas IKSHPK-së brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 65.350 raste nga 277.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.558 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.974 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.818./21Media

319 TË SHËRUAR DHE 285 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, 18 February 2021

Back to top button