5 viktima nga COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, 5 qytetarë të Kosovës e kanë humbur betejën me COVID-19
Kurse nga 6 mijë e 767 testime të kryera, 1 mijë e 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin.
Janë shëruar 3 mijë e 624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198 mijë e 645. Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 18 mijë e 506.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 312 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 796 mijë e 305 doza të vaksinës.
Deri më sot 809 mijë e 228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 90 mijë e 619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media
 

Back to top button