5 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2659 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 568 qytetarë. Në Shqipri aktualisht janë 8 mijë e 059 raste aktive me COVID19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40 vjeç, një qytetare nga Dibra 71 vjeçe
Janë shëruar 398 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,111 që nga fillimi i epidemisë.
Të infektuarit janë në këto bashki:
299 në Tiranë, 26 në Durrës, 22 në Vlorë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Elbasan, Fier, 17 në Lushnje, 15 në Kamëz, 14 në Sarandë, 9 në Dimal, nga 7 qytetarë në Kuçovë, Himarë, Kurbin, Shkodër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Tepelenë, Këlcyrë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Korçë, Devoll, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Klos, Bulqizë, Dibër, Krujë, Shijak, Tropojë, Has, Kukës, Malësi e Madhe./oranews

Back to top button