Labi ka disa fjalë për gruan: Hana nuk e ka pasur kurrë të lehtë

Këngëtari, Labinot Tahiri-Labi, është njëri prej këngëtarëve më të pëlqyer aktualisht.
Për t’i mbajtur të informuar fansat e tij rreth projekteve të reja edhe Labi si shumica e artisëtve i përdor rrjetet sociale.
Vec punës, Labi kohë pas kohe publikon imazhe edhe me familjen e tij. Ai me postimin e fundit në Instagram ka bërë një dedikm të veçantë për gruan e tij, duke i kujtuar sfidat në të cilat ata kaluan,
“Nga lodhjet e shumta dhe, nga rrugët me kilometra të tëra , të cilat i kam berë gjatë karrieres sime , prap nuk ndjejë lodhje kur e kuptojë ; se familjes gjithmonë i mungojë. Hana , nuk e ka pasur kurrë të lehtë, kur unë me netë dhe me javë ndonjeherë i kam munguar, por ne njeri tjetrin që jeta për shumë qifte nuk është edhe e lehtë, por të lehtë e bejmë ne , kur do që të duam.Respekti i ndjersjelltë na udhezonë në rrugë pa telashe dhe me më pak sfida”, ka shkruar ndër tjera Labi në Instagram.


Kujtojmë se, Labi ka vite që është i martuar me Hanën dhe së bashku kanë tre fëmijë dy djemë dhe një vajzë./21Media 

Back to top button