5 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë kryer 3 mijë e 596 testime, nga të cilat 690 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga këto bashki:  297 në Tiranë, 48 në Berat, 33 në Fier, 30 në Kamëz, 25 në Elbasan, 24 në Sarandë, 23 në Vlorë, 20 në Durrës, 16 në Lushnje, 14 në Shkodër, Gjirokastër, 12 në Korçë, 11 në Krujë, Patos, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Lezhë, Dibër, Pogradec, 6 në Mallakastër, Kolonjë, Cërrik, 5 në Kurbin, 4 në Himarë, Devoll, Peqin, 3 në Kukës, Tropojë, Divjakë, Gramsh, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Mat, Libohovë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Mirditë, Klos, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Dimal, Belsh.
Ndërsa 5 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.
Viktimat janë një qytetare 33 vjeçe nga Shkodra, një qytetare nga Fier 56 vjeçe, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç dhe  një qytetare nga Tirana 85 vjeçe.
Janë shëruar 652 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 179 mijë e 650.
Janë 8 mijë e 190 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë./21Media

Back to top button