5 viktima nga Covid-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1740 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 405 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:
një qytetar nga Durrësi 60 vjeç, katër qytetarë nga Tirana të moshave 74-86 vjeç.
Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,317 që nga fillimi i epidemisë.
Të infektuarit janë këto bashki:
166 në Tiranë, nga 24 qytetarë në Durrës, Korçë, nga 21 qytetarë në Elbasan, Berat, 15 në Fier, 14 në Kamëz, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Roskovec, Kurbin, nga 4 qytetarë në Krujë, Mat, Mallakastër, Dimal, nga 3 qytetarë në Këlcyrë, Përmet, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Belsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Pogradec, Memaliaj, Divjakë, Mirditë, Tropojë, Has, Kukës./oranews