Gjakovë: Buxhovi dhuron librat e veta shkollave të dy Novosellave

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi bashkë me botuesin dhe donatorin Milaim Abdullahu, vizituan dje shkollën fillore “Engjëll Jak Gjoni” në Novosellë të Ulët, ku i ati, Aziz Buxhovi – veteran i arsimit, kishte qenë mësuesi i parë i kësaj shkolle në vitin 1950 si dhe shkollën “Dom Shtjefën Kurti” në Novosellë të Epërme.
Me këtë rast të dy shkollave iu dhuruan 200 libra nga veprat më të reja: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi”. “Mona”, “Dosja B” si dhe veprat historiografike “Kosova – histori e shkurtër” dhe “Dardania”.
Veprimtarinë donatore prej 500 librash, autori do ta vazhdojë këto ditë edhe në Ponoshec dhe Junik. Ku në vitet 1949 dhe 1953, Aziz Buxhovi kishte shërbyer si mësues./E.D.-21Media

Back to top button