50 civilë u evakuuan nga Azovstali

Një autokolonë me 50 gra, fëmijë dhe të moshuar doli nga fabrika e çelikut, Azovstal në Mariupol të premten, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Ajo e përshkroi evakuimin si “jashtëzakonisht të ngadaltë” dhe akuzoi Rusinë për vonimin e përpjekjeve duke shkelur një armëpushim lokal që lejonte largimin e civilëve.

“Nesër në mëngjes do të vazhdojmë operacionin e evakuimit”, shtoi Vereshchuk.

Ministria e Mbrojtjes e Moskës ka konfirmuar veçmas se 50 civilë janë evakuuar të premten dhe se operacioni do të vazhdojë nesër, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ky numër i konfirmuar i totalit të evakuuarve është pak më i lartë se 48 civilët që mediat ruse raportuan më herët se ishin evakuuar sot./21Media

Back to top button