“Rihapni portet e Ukrainës ose rrezikoni urinë në botë”
Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së informoi se njerëzit në mbarë botën do të vdesin nga uria nëse portet e Ukrainës në Detin e Zi nuk rihapen së shpejti.
“Ne duhet të hapim këto porte në mënyrë që ushqimi të mund të lëvizë brenda dhe jashtë Ukrainës. Bota e kërkon këtë sepse qindra miliona njerëz në mbarë botën varen nga këto furnizime”, tha drejtori ekzekutiv i WFP, David Beasley.
Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë vlerëson se 25 milionë tonë drithë janë aktualisht të ngecur në Ukrainë ndërsa portet e saj të Detit të Zi janë të mbyllura, shkruan BBC./21Media