50 ditë luftë në Ukrainë, ja çfarë tha Zelensky në fjalimin e tij
Fjalimi i fundit i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy iu drejtua kombit të ditë me rastin e shënimit të ditës së 50-të të luftës me ç’rast i ka nderuar mbrojtësit e Ukrainës.
”Njerëz të pathyeshëm të vendit më të guximshëm. Kemi rezistuar tashmë 50 ditë. Kjo periudhë, këto 50 ditë më kanë treguar shumë liderë botërorë në një mënyrë tjetër. Kam parë politikanë që sillen sikur nuk kishin pushtet dhe kam parë jopolitikanë që kanë bërë më shumë në këto 50 ditë se disa shtetarë që pretendonin udhëheqje”, tha Zelensky.
Ai nuk përmendi hapur fundosjen e anijes së Rusisë Moskva, por vlerësoi trupat ukrainase të cilat kanë treguar se anijet ruse mund të shkojnë në fund.
Sipas Zelenskyt 50 ditët e mbrojtjes janë një arritje.
“Arritje e miliona ukrainasve. Të gjithë ata që morën vendimin kryesor në jetë më 24 shkurt, të luftojnë. Të jesh njerëzor. Të mos dorëzohemi. Dhe të mos tradhtojmë”, përfundoi ai./21Media