Ukraina fajëson Rusinë për mungesën e ushqimit

Mungesa e ushqimit në Ukrainë po ndodh për shkak të anijeve luftarake ruse që bllokojnë portet e Ukrainës dhe tregtinë në Detin e Zi.
Kështu tha zëvendësministri ukrainas i Ekonomisë, Taras Kachka i cili duke referua një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres tha se një e pesta e popullsisë së botës do të përjetojë uri për shkak të luftës në Ukrainë.
Kachka shtoi se anijet ruse që qëllojnë anijet tregtare po e pengojnë Ukrainën të eksportojë misër, grurë dhe vaj vegjetal.
“Po të mos ishte Rusia, Afrika dhe Lindja e Mesme nuk do të duhej të mendonin se ku të gjenin më shumë para për të blerë grurë”, tha ai./21Media

Back to top button