50 vjeçari e mori në veturë dhe sulmoi seksualisht 25 vjeçaren

Një 50 vjeçar është arrestuar dje rreth orës 13:50 në Shtërpcë pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një 25 vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Ferizajt.
“dyshohet se të njëjtën ditë rreth orës 09:00 në fshatin Gotovushë kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marr viktimën J.V ( F/K) e moshës 25 vjeçare, të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bëhet e ditur se pas intervistimit të hetuesve rajonal , në prezencë edhe të avokatit mbrojtës , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore , ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Sulm seksual’’./21Media

Back to top button