50 vjeçari shantazhon vajzën e tezës me video intime për marrjen e pasurisë

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se një burrë me inicialet A.P rreth të 50-ve ka kryer marëdhënie intime me vajzën e tezës dhe më pas e ka shantazhuar.
Kështu policia ndaj të dyshuarit ka ngritur masën e sigurisë ”arrest në burg” për veprën penale ”Shtrëngimit me anë të kanosjes dhe shantazhit me qëllim marjen e pasurisë”, kërkimet për arrestin e tij janë ende pa sukses pasi që 50 vjeçari ka arritur të largohet nga Shqipëria, duke u fshehur në Itali.
”Mirëpo këto raporte intime janë filmuar nga 50-vjeçari me inicialet A.P, i cili më pas ka filluar ta shfrytëzojë këtë marrëdhënie për qëllime kriminale me qëllim marrjen e pasurisë së vajzës së tezes, duke e shantazhuar me video dhe foto këtë të fundit. Të dy kushërinjtë kishin krijuar një familje në vete”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan ora news.
Ndërkaq, në telefonin e gruas janë gjendur dhjetëra biseda me përmbajtje shantazhuese, ku djali i tezes së saj e kërcënonte se do i publikonte fotot dhe videot intime në rrjete sociale. Ndërsa viktima e frikësuar nga kjo situatë që po ndodhte, herë pas herë i ka dhënë 50-vjeçarit 100 mijë lekë të vjetra, 50 euro dhe 70 mijë lekë të vjetra.
Viktima i ka treguar për situatën burrit të saj dhe më pas të dy kanë vendosur që ta denoncojnë në polici, 50 vjeçarin duke mos dashur ta zgjedhin privatësisht problemin, për shkak të frikës së përkeqësimit të mëtejshëm.

Back to top button