Pritje deri në 6 orë për të dalë nga Kosova

Pritjet e gjata të bashkëatdhetarëve për të dalë nga Kosova në pikat kufitare në Merdare, Mutivodë, Jarinjë e të Dheu i Bardhë po vazhdojnë edhe gjatë ditës.
Sipas statistikave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Merdare janë deri në 350 minuta, që i bie 5 orë e 50 minuta, në Mutivodë deri në 180 minuta, te Dheu i Bardhë, që shkojnë deri në 140 minuta dhe në Jarinjë dëri në 120 minuta.
Pritje deri në 50 minuta ka edhe Muçibabë.
Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të pushimeve./21Media

Back to top button