50 vjet nga shpikja e celularit të parë në botë

Me datën 3 prill të vitit 1973, shpikësi Marty Cooper qëndroi në një kënd në Sixth Avenue në Nju Jork, ku nga xhepi i tij nxori një regjistër numrash.

Më pas, ai shtypi një numër në një mjet të madh, të cilin e vuri pranë veshit, derisa kalimtarët e rastit e shikonin me habi.

Cooper, i cili është inxhinier në Motorola, me këtë celular thirri kompaninë rivale Bell Laboratories, për t’i treguar se po thërriste nga një telefon portativ, personal.

Ky inxhinier i cili tani është 94 vjeçar, rrëfen këtë tregim duke qeshur.

Megjithatë Bell Laboratories ishte përqendruar në zhvillimin e një telefoni me bazë në auto, por kjo nuk ishte e duhur, ka thënë Kuper. Sipas tij, njerëzit kishin nevojë për një telefon pa tela, dhe historia e dëshmoi se ai kishte të drejtë.

Baza se si celulari ka funskionuar së pari nuk dallon me celularët e tanishëm. Celulari konverton zërin në sinjale elektrike, të cilat rregullojnë valet e radios.

Megjitahtë celularët sot dallojnë nga ata që u përdorën fillimisht para 50 vitesh, apo me ata të modeleve Motorola.

Sidoçoftë, Cooper nuk është aq i impresionuar me disajnet e celularëve, edhe pse në kohën e shpijkes së celularit të parë, nuk i ka shkuar në medje se një ditë ata do të ishin me kamerë e internet.

Tani ai beson se në të ardhmen, inteligjenca artificiale ose do të krijojë, ose të zgjedh faqet e internetit për pronarët e celularëve, varësisht nga nevojat individuale.

Ai po ashtu beson se një ditë, celulari do të monitorojë shëndetin tonë, të rrisë produktivitetin tonë duke na përmirësuar jetën.

Megjithatë, Cooper duket se ka mbetur i magjepsur nga mjeti të cilin e mbajti në vesh para 50 vitesh në një kënd të Nju Jorkut.

Ai ka përfuduar me këtë se njerëzimi ka akoma të presë edhe shumë sa i përket revolucionit të celularëve.

Back to top button