​Shqipëria mbledh nënshkrime në KE kundër rezolutës së Dick Martyt

Shqipëria ka mbledhur nënshkrime në Asamblenë e Këshillit të Evropës për një rezolutë të re mbi atë të vitit 2011 të Dick Martyt, ku u ngritën akuza për trafikim të organeve njerëzore nga UÇK-ja, ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“I mblodhëm më në fund firmat në Asamblenë e Këshillit të Evropës për mocionin për një rezolturë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka shtuar tutje se, rruga e drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare.

Back to top button