50 vjet nga vdekja e Bruce Lee

Trashëgimia e legjendës së kung fu-së Bruce Lee vazhdon të jetojë.

Ky artist kinezo-amerikan i artit luftarak, njëherësh yll filmi, vdiq 50 vjet më parë. Por ai pas vetës la edhe një trashëgimi të pasur, paraqitje në filma dhe shkrime poetike e filozofike.

Kuota e tij “liroje mendjen, bëhu i pa formë, si uji”, nuk është thjeshtë këshillë e tij për artistët e artit luftarak se si ata të mposhtin kundërshtarin e tyre, por ëshë edhe një mënyrë e prezantimit filozofik drejt afrimit me botën e cila ende rezonon për fansat e tij.

Libri me shkrime filozofike “Artist of Life” paraqet një pasqyrë të çmuar të paqes së tij.

Bruce Lee u lind në vitin 1940. Emri i tij i vërtetë ishte Lee Jun Fan. Prindërit e tij ishin Grace Ho e Lee Hoi-chuen.

Pjesën më të madhe të fëmijërisë e kaloi në Hong Kong, ku edhe u paraqit me role në disa filma. Por shpejt u bë e qartë se nuk ishte i interesuar vetëm për aktrim. Ai filloi të merrej me boks si adoleshent, dhe u trajnua në Wing Chun, formë kjo konceptuale e kung-fusë.

Në moshën 18 vjeçare, Lee u shpërngul në SHBA për të vazhduar studimet në kolegj, ku edhe mësoi artin luftarak. Njëkohësisht, ai u paraqit me role të vogla në disa seriale e filma.

Lee vazhdoi me suksese deri në vitin 1973, ku edhe vdiq si pasojë e edemës celebrale. Ai ishte vetëm 31 vjeç kur vdiq.

Pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së Lee është edhe përkrahja e aktorëve aziazik në Hollywood. Ai ishte ylli i parë aziatiko-amerikan në Hollywood, suksesi i të cilit edhe pas vdekjes së tij u ka hapur rrugë gjeneratave të reja./21Media

Back to top button