50 vjet pas vdekjes, Franca e Spanja kremtojnë trashëgiminë artistike të Picassos
E përgatitur gjatë 18 muajve të fundit nga Franca dhe Spanja, nisma “Viti i Picassos” do të përfshijë “38 institucione shumë të rëndësishme të artit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara”, u tha gazetarëve Ministri spanjoll i Kulturës, Miquel Iceta.
Synimi është të “tregojë të gjitha aspektet” e Picasso-s, tha ministrja franceze e Kulturës Rima Abdul Malak, duke e përshkruar atë si “artistin modern më të famshëm dhe më emblematik”.
Picasso lindi në qytetin spanjoll të Malaga në 1881 dhe vdiq në Mougins në Rivierën Franceze në 1973.
Krahas ekspozitës do të zhvillohen edhe një sërë bisedash për të dhe punën e tij.
Festimet do të fillojnë më 23 shtator në Fondacionin Mapfre të Madridit me ekspozitën “Pablo Picasso” dhe do të zgjasin deri në prill 2024 me ekspozitën përmbyllëse në Petit Palais në Paris.
Megjithëse shumica e ngjarjeve do të zhvillohen në Spanjë, Francë dhe Shtetet e Bashkuara, të tjerat do të ndodhin në Gjermani, Zvicër, Rumani dhe Belgjikë.
Ndër institucionet e përfshira në janë Muzeu Metropolitan i Artit i Nju Jorkut, Prado i Madridit, Guggenheim në Bilbao, Qendra Pompidou në Paris dhe muzetë e Pikasos në Barcelonë dhe Paris.
“Ne duam ta prezantojmë Picasso-n saktësisht se si ishte ai”, duke theksuar “trashëgiminë e tij artistike” dhe “qëndrueshmërinë e punës së tij”, tha ministri spanjoll i kulturës. /21Media