500 nxënës të komuniteteve përfituan bursa nga MAShTI

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka informuar se sot ka publikuar listën e përfitueseve të bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet: rom, ashkali dhe egjiptian për vitin shkollor 2021/2022.
Sipas MAShT-it, në këtë thirrje, kanë aplikuar gjithsej 543 nxënës, ndërsa Komisioni vlerësues i MAShTI-t ka konstatuar se 500 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara të thirrjes dhe janë përfitues/e të kësaj mbështetjeJE financiare në vlerë prej 300 euro për vit mësimor.
Nga numri i përgjithshëm i përfitueseve 247 prej tyre janë vajza dhe 253 janë djem të komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian.
“Ndaj këtij vendimi mund të parashtrohet ankesë te Komisioni për ankesa në MAShTI në afat prej 3 ditësh nga dita e publikimit të listës së përfitueseve.”, ka informuar MAShTI.
Listën e përfituesve të bursave mund ta gjeni këtu./21Media

Back to top button