Të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme pa vështirësi edhe pse pati reshje bore gjatë natës.
“Ekipet tona të mirëmbajtjes dimërore janë te përgatitura edhe për situata kur mund të ketë reshje më të mëdha të borës. Në viset malore, nëse të reshurat janë të vazhdueshme, mund të ketë vështirësi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Tutje, kanë apeluar tek të gjithë ngasësit e makinave që të kenë kujdes me të shtuar gjatë vozitjes./21Media

Back to top button