Përqarje brenda VMRO-DPMNE-së, dyshohet për lojë
Frodem dyshon mos të jetë lojë e strukturave famëkeqe
Petar Bogojeski, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ftuar qytetarët që të vetëdijesohen dhe të bëjnë një zgjedhje. Ai është njëri nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së, të cilët ngritën zërin kundër partisë së tyre, duke kërkuar reforma në statutin e partisë. Përmes këtij postimi, ai ka ironizuar njërin nga muralet e vendosura në selinë qendrore të VMRO-DPMNE-së, kurse për TV21 tha:
“Në luftën për transformimin e partisë në vitin 1997 kam qëndruar prapa krahut intelektuale të akademikut Nikolla Klusev. Në luftën për transformimin në vitin 2004 unë qëndrova për krahun progresiv të Nikolla Gruevskit. Unë, Ilija Dimovski dhe vetëm 3-4 persona të tjerë mbetën prapa Nikolla Gruevski në Komitetin komunal të Krushevës, kurse të tjerët shkuan në Partinë Popullore me Lubço Georgievski. Gjithmonë qëndrojnë prapa ideve të përparuara të VMRO … “, u shpreh Petar Bogojeski.
Ka reaguar një iniciativë e mëparshme nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së, e cila përfundoi në lëvizje: “Fronti për Maqedoni Demokratike”, duke thënë se FRODEM vazhdon të jep kontributin e vet për reforma në VMRO si mishërim i vërtetë i akronimit DPMNE ose Partisë Demokratike për Bashkimin Kombëtar Maqedonas”.
“FRODEM mirëpret iniciativën e Shtabit republikan për reforma në VMRO-DPMNE, për reformimin e partisë, kuptohet përderisa nuk ka lidhshmëri me struktura të caktuar famëkeqe brenda partisë së tyre, ose përderisa nuk është ndonjë tjetër lojë të pandershme e partisë, për tërheqjen e vëmendjes nga hetimet aktuale dhe aktivitetet para hetimore të institucioneve kompetente”, nga Lëvizja “Fronti për Maqedoni Demokratike”.
Lëvizja “Fronti për Maqedoni Demokratike” është themeluar nga Jovo Kekenovski dy vjet më parë, të cilës atëkohë iu bashkëngjiten shumë anëtarë të VMRO-DPMNE-së, si revoltë kundër udhëheqësisë së kësaj partie, siç thonë nga FRODEM për proceset jo demokratike të VMRO-DPMNE-së. Në pyetjen e TV21 për iniciatorët për reforma në këtë parti, se a do të krijohet një lëvizje e re? Petar Bogojeski tha se planet për këtë iniciativë do të bëhen të ditura për opinionin javës së ardhshme, raporton TV./21Media