Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet pa shenja jete një i mitur në Gjakovë

Një i mitur i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur sot në fshatin Palabardh të Gjakovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas saj, menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, së bashku me ekipin mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se një person(mashkull i mitur) është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, si dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ka thënë Krasniqi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button