SHBA-ja kërkon dëmshpërblim nga Koreja Veriore

501 milionë dollarë për vrasjen e studentit Otto Wambier

Në vitin 2017, studenti amerikan Otto Warmbier nga Unversiteti i Virxhinias kishte vizituar Korenë e Veriut. Ai ishte arrestuar atje pasi kishte vjedhur një poster propagandistik ku dhe u dënua me 15 vite në një kamp pune të rëndë. Vdiq në qershor të vitit 2017, pak pasi e kthyen në SHBA në gjendje kome dhe me shenja të dukshme torture

Prindërit e tij u zotuan se do kërkonin drejtësi. Kështu, një gjykatë federeale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka urdhëruar Korenë e Veriut që të paguajë 501 milionë dollarë dëmshpërblim për vdekjen e studentit. Gjyqtarja Beryl Howell e distriktit të Uashingtonit tha se Koreja e Veriut duhet t’ia paguajë dëmet prindërve të Warmbier, Fred dhe Cindy. Sipas gjykatëses, vendi komunist është përgjegjës për torturimin, marrjen peng dhe vrasjen pa gjyq të 22-vjeçarit.

Presidenti amerikan Donald Trump, foli për atë që i nodhi studentit në Kore.

“Mendoj se është një turp ajo që i ndodhi Ottos… Ajo nuk duhet lejuar të ndodhë asnjëherë. Dhe sinqerisht, nëse ai do të vinte në shtëpi më shpejt, mendoj se rezultati do të ishte shumë më ndryshe… Fola me familjen e tij. Ata janë të mrekullueshëm dhe kanë përjetuar shumë.”

Gjykatat mund të urdhërojnë sekuestrimin e pasurive të Koresë së Veriut në SHBA, por kjo është e pamundur pasi vendi komunist është nën sanksione, çka do thotë se nuk ka akses në sistemin financiar të SHBA.

Marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe SHBA njohën përmirësim para disa muajsh, por tashmë janë përkeqësuar pasi vendi komunist thotë se do të vazhdojë programin bërthamor./21Media

Back to top button