“Për pengim të procesit zgjedhorë janë ndaluar disa persona”

Pula ka folur rreth procesit zgjedhorë në vend

Laura Pula nga prokuroria e Kosovës ka thënë se gjatë ditës së sotme deri në orën 20:00 në tërë territorin e Kosovës janë inicuar disa raste që lidhen me veprën penale kundër të drejtës së votimit.

Pula tha se kanë pranuar disa informata dhe se deri tani kanë hapur disa raste kundër 8 personave, në Prishtinë kundër 2 personave dhe njëri është edhe në ndalim.

Pula tha se në regjionin e Pjesë po ashtu janë 2 persona në ndalim dhe në regjionin e Gjilanit 1 person i cili po ashtu gjendet në ndalim.

“Në Gjakovë nuk ka ndonjë rast të evidentuar, kurse në Prizren është ndaluar një person dhe po ashtu në Mitrovicë është ndaluar një person dhe në Ferizaj 3 persona janë ndaluar për prishje apo pengim gjatë procesit zgjedhorë” tha Pula./21Media

Back to top button